Bota

Situata e COVID-19, SHBA-të përballen me një valë të dytë infeksionesh

Përditësimi i fundit: 27/06/2020 - 16:46
Text size Aa Aa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një problem tejet serioz, siç është shprehur shefi i Institutit të Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci, pasi ditët e fundit 16 shtete kanë shënuar rritje të lartë të rasteve të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 40,000 infektime të reja.

Në konferencën e parë të grupit të punës pas dy muajsh, Dr. Fauci tha se e vetmja mënyrë për të përballuar këtë sfidë është të punohet pa ndasi. Ai u shpreh se rritja e rasteve ka ardhur si pasojë e hapjes së parakohshme të ekonomisë. Në fjalën e tyre “task-forca” u bëri thirrje të rinjve që të tregohen më të kujdesshëm dhe të ruajnë masat e distancimit fizik.

Ndërsa ekspertët e shëndetit thanë që duhet të bëhen më shumë për të ngadalësuar përhapjen, nënkryetari i Shtëpisë së Bardhë Mike Pence vlerësoi "përparimin" e SHBA-së.

Ekspertët qeveritarë besojnë se më shumë se 20 milionë amerikanë mund të janë infektuar me koronavirus, 10 herë më shumë se sa shifrat zyrtare.

Aktualisht, të konfirmuar zyrtarisht me COVID-19 në SHBA janë 2.46 milionë njerëz, prej të cilëve 127,640 kanë vdekur.

Tregime të lidhura