Bota

Vdekjet për shkak të COVID-19 kanë arritur thuajse gjysmë-milionë në shkallë globale.

Përditësimi i fundit: 27/06/2020 - 21:51
Text size Aa Aa

Sipas një vëzhgimi të Universitetit John Hopkins, shifra e zymtë vjen në një kohë kur autoritetet paralajmërojnë se pandemia ende nuk ka marrë fund dhe madje është kthyer në rajone që dukej se e kishin mposhtur infeksionin javë më parë.

Autoritetet në Evropë i kanë kërkuar qytetarëve të tyre të sillen në mënyrë të përgjegjshme, pasi kushtet në përmirësim të motit rezultuan në krijimin e grumbullimeve masive.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku numri i të infektuarve kapi shifrën rekord, 45,300 brenda vetëm një dite.

SHBA-të vijojnë të mbeten vendi me numrin më të lartë të të prekurve në botë dhe po kështu dhe me më shumë viktima.

India nga ana tjetër ka raportuar më shumë se 18 mijë raste të reja vetëm gjatë së shtunës, ndërsa renditet pas SHBA-ve, Brazilit dhe Rusisë për nivelin e infektimeve.

Autoritetet kanë rikthyer orët policore gjatë natës dhe fundjavës, ndërsa një pjesë e shtetit përgatitet të hyjë në izolim.

Tregime të lidhura