Bota

Dënim me vdekje për gazetarin, akuzohet për nxitje dhune gjatë protestave

Përditësimi i fundit: 30/06/2020 - 21:52
Text size Aa Aa

Gazetari iranian Ruhollah Zam është dënuar sot me vdekje nga një gjykatë në Iran. Vendimi për gazetarin e arrestuar një vit më parë në rrethana të paqarta, u dha mesditën e të martës për akuzën e nxitjes së trazirave antiqeveritare në vitin 2017, nëpërmjet mediave sociale.

Zam akuzohet për korrupsion, nxitje të kryengritjeve të armatosura dhe spiunazh. Gjykata deklaroi se ai kishte të drejtën e apelimit. Lajmin për arrestimin e Zamit e dhanë tetorin e kaluar. Rojet Revolucionare të Iranit thanë se kishin arritur ta kapnin edhe pse ai kishte arritur të fitonte azilin politik në Francë. Megjithatë, asnjëherë nuk u dhanë detaje mbi operacionin.

Zyrtarët iranianë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara, si dhe rivalin rajonal Arabinë Saudite dhe kundërshtarët e qeverisë që jetojnë në mërgim për nxitjen e trazirave, si nxitës të  protestave mbarëkombëtare dhe për vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet vendi.