Bota

Maduro hakmerret ndaj BE-së, dëbon ambasadoren pas vendosjes së sanksioneve

Përditësimi i fundit: 30/06/2020 - 16:54
Text size Aa Aa

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro hakmerret ndaj Bashkimit Evropian pas vendimit të unionit për të sanksionuar disa prej zyrtarëve të tij. Lideri i Venezuelës i ka dhënë 72 orë kohë ambasadores të BE që të largohet nga vendit.

“Kush janë ata që të vendosin sanksione? Kush janë ata që përpiqen të mbizotërojnë me kërcënime? Kush janë ata? Tani mjaft!”, tha Maduro.

Njëmbëdhjetë zyrtarë kryesorë të Venezuelës u bënë pjesë e  një listë të sanksioneve nga BE, e cila pretendon se ata po dëmtojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Janë rreth 36 zyrtarë në total të cilët bëjnë pjesë në listën e zezë të BE.

Kujtojmë se liderët evropianë mbështesin liderin e opozitës Huana Guaido dhe e njohin si president të përkohshëm deri në kohën kur në vend të mbahen zgjedhje të besueshme demokratike.