Bota

Abuzimi me produktet mjekësore, OKB: Rritja e kërkesës po krijon terren për grupet kriminale 

Përditësimi i fundit: 08/07/2020 - 14:39
Text size Aa Aa

“Rritja e shpejtë e kërkesës për produkte mjekësore dhe nxitimi i shteteve për të blerë pajisje personale mbrojtëse gjatë pandemisë së coronavirusit ka krijuar mundësi e hapësira për grupe kriminalet, të cilat janë duke shitur pajisje nën standardet e lejuara e shumë shpejt mund të kalojnë edhe në tregtimin e medikamenteve”, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara.

Virusi ka theksuar më tej mangësitë në kornizat rregullatore dhe ligjore që synojnë parandalimin e prodhimit dhe trafikimit të produkteve të tilla, thekson hulumtimi i titulluar "Trafikimi i produkteve mjekësore të lidhura me COVID-19, një kërcënim për shëndetin publik”.

“COVID-19 ka qenë katalizatori për një treg global, deri më tani të paprecedentë për trafikimin e Produkteve personale mjekësore. Ekzistojnë disa dëshmi të trafikimit të formave tw ndryshme të produkteve mjekësore nën standarde dhe të falsifikuara", thuhet në raport.

Argjentina ka vendosur nën hetim një organizatë që shiste dezinfektues për duart, maska për fytyrën dhe të tjera materiale që nuk ishin të autorizuara për shpërndarje. Gjithashtu, përmendet një raport i mediave për maska mjekësore jashtw standardeve që prodhohen në Turqi.

"Tendencat rajonale tregojnë se konfiskimet e konsiderueshme të pajisjeve mbrojtëse, kryesisht maska jashtw standardeve, kutitë e  testit IVD (in vitro diagnostikues) kitet për COVID-19, kanë ndodhur në rajonet ku u regjistruan për herë të parë numri më i lartë i vdekjeve dhe infeksioneve; Azi, Evropë dhe Amerikë", citohet në raport.

Sipas hulumtimit parashikohet se sjellja e grupeve të organizuara kriminale do të ndryshojë gradualisht gjatë kursit të pandemisë dhe me krijimin e një vaksinë ata do të përqendrohen në trafikimin e vaksinës.

Forcimi i kornizave ligjore, dënimeve dhe një qasje globale më e harmonizuar ndaj prodhimit dhe trafikimit të produkteve mjekësore të falsifikuara është thelbësore përfundon raporti, pasi vetëm një qasje e tillë do të mundësojë reagime efektive ndaj krimeve që prekin individët dhe shëndetin publik.

Tregime të lidhura