Bota

Parlamenti turk miraton ligjin e ri për rrjetet sociale

Përditësimi i fundit: 29/07/2020 - 19:06
Text size Aa Aa

Parlamenti i Turqisë miratoi gjatë së mërkurës një legjislacion i cili do të kufizojë edhe më rregullat e vendit mbi rrjetet sociale.

Kompanive të mëdha, si Facebook dhe Twitter, do iu duhet tashmë të kenë zyra në Turqi në mënyrë që të trajtojnë ankesat kundër përmbajtjeve në platformat e tyre.

Përfaqësuesit e këtyre platformave do të duhet të heqin ose të bllokojnë përmbajtjen për të cilën është bërë ankesë brenda 24 orëve si dhe t’iu përgjigjen kërkesave individuale për të hequr postime të cilat cenojnë privatësinë dhe të drejtat personale brenda 48 orëve.

Legjislacioni i ri gjithashtu thotë se të dhënat e përdoruesve duhet të jenë të ruhen në Turqi.

Gjoba të majme dhe ndalimi i reklamave do të jetë ndër masat ndëshkuese në rast shkelje të ligjit.

Një  tjetër sulm mbi të drejtën e të shprehurit

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin e tyre në atë çka e kanë cilësuar si një “hap më tej drejt regjimit autoritar”

“Nga sot e tutje, të parët që do të sulmohen do të jenë faqet e lajmeve që publikojnë lajme kritikuese e po ashtu lajmet të cilat nuk i pëlqejnë qeverisë apo politikanëve do të fshihen. Ky është qëllimi, nuk është mbrojtja e qytetarëve”, shkruan në Tëitter Yaman Akdeniz, pedagog në Universitetin Bilgi të Stambollit.  

Recep Tayyip Erdogan është përpjekur që të prezantojë këtë legjislacion për muaj me radhë duke u zotuar se është një lëvizje “për të kontrolluar platformat e rrjeteve sociale”.

Turqia renditet në vend të parë për sa i përket kërkesave në Twitter për të hequr postime të ndryshme, me 6,703 kërkesa në gjysmën e parë të vitit 2019.

 

Lexoni gjithashtu

Turqia bllokon rrjetet sociale pas sulmit ajror nga forcat e Assadit

 

Tregime të lidhura