Bota

Trump mbron përdorimin e ilaçit të malaries për të kuruar COVID-19, edhe pse kundërshtohet nga ekspertët

Përditësimi i fundit: 29/07/2020 - 12:45
Text size Aa Aa

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbrojtur sërish përdorimin e Hidroksiklorokinës si një mënyrë për të luftuar coronavirusin, duke kundërshtuar zyrtarët e tij të shëndetit publik.

Ai tha se ilaçi i malaries ishte refuzuar si një trajtim për COVID-19 vetëm sepse ai kishte rekomanduar përdorimin e tij.

Nuk ka asnjë provë që ilaçi mund të luftojë virusin, dhe ekspertët paralajmërojnë se mund të shkaktojë probleme në zemër. Muajin e kaluar, Administrata e Ushqimit dhe Barnave revokoi autorizimin për përdorimin e ilaçit për të trajtuar COVID-19.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se "aktualisht nuk ka asnjë provë" se ilaçi është efektiv si trajtim apo parandalon COVID-19.

Tregime të lidhura