Misteri i Stonehenge, ekspertët zbulojnë origjinën e gurëve që formojnë monumentin e famshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me ndihmën e një kampioni që ishte mbajtur në Shtetet e Bashkuara, shkencëtarët kanë zgjidhur një pjesë të misterit të gurëve që përbëjnë monumentin Stonehenge, i cili ndodhet në zonën kodrinore të Uellsit Perëndimor. Ata kanë përcaktuar origjinën e shumë prej megaliteve, gurëve që përbëjnë monumentin e famshëm.

Testimi gjeokimik tregon që 50 nga 52 megalitët ranorë të Stonehenge, të njohur si sarsens, kanë një origjinë të përbashkët 25 km larg vendit nga një vend i quajtur west woods.

“Me të vërtetë emocionuese, ne kemi marrë përgjigje për një pyetje që ka shqetësuar arkeologët vite me radhë; cila ishte origjina e këtyre gurëve të mëdhenj. Shumë njerëz thoshin se ishin nga Marlborough, 20 km në veri nga këtu, por ne kurrë më parë nuk kemi qenë në gjendje të themi saktësisht se nga vinin”, thotë arkeologia Susan Greaney.

Sarsenët, të cilët formojnë rrethin e jashtëm ikonik, u ngritën në Stonehenge rreth vitit 2500 përpara Krishtit. Secili prej këtyre gurëve peshon mesatarisht 20 tonë, disa prej tyre deri në 30 tonë, dhe më i gjati është rreth 9 metra.

“Procesi i nxjerrjes së tyre nga toka, vendosja e tyre ndoshta në pllaka prej druri, zvarritja  (25 km) mbi një luginë, mbi kodra, të gjitha llojet e sipërfaqeve të ndryshme të tokës ishte një arritje masive. Nëse mendoni për faktin se kishte afërsisht 80 gurë në këtë sit, ky është një projekt masiv”, shprehet arkeologia.

Ishte pikërisht Një mostër thelbësore e gurit sarsen, e cila në fund të viteve 1950 u fut në shufra metalikë siguroi një informacion thelbësor. Ajo iu dha si një suvenir një personi  te quajtur Robert Phillips i cili e mori  me vete kur emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe  vendosi ta kthejë atë në Britani për kërkime në vitin 2018. Ndër pikat më të njohura të Britanisë, gurët që qëndrojnë në këmbë tërheqin turistët nga e gjithë bota, si dhe njerëzit që kërkojnë lidhje shpirtërore me të kaluarën.




Etiketimet

Anijet humanitare shpëtuan mbi 700 emigrantë në Mesdhe vetëm gjatë fundjavës

Anijet humanitare shpëtuan mbi 700 emigrantë jashtë brigjeve të Libisë dhe Maltës vetëm gjatë fundjavës, tha OJQ, ‘SOS Mediterranee’. Grupi i ndihmës për emigrantët tha...

Evropa përkujton sot Ditën e Holokaustit të Romëve

Vendet evropiane përkujtojnë sot Ditën e Holokaustit të Romëve, e cila sjell në vëmendje përndjekjet dhe vuajtjet e kësaj popullsie etnike gjatë Luftës së...

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER