Bota

“Fundi i historisë”, Republikanët: Zgjedhjet presidenciale nuk do të shtyhen

Përditësimi i fundit: 31/07/2020 - 13:31
Text size Aa Aa

Zyrtarët më të lartë të Republikanëve, partisë ku bën pjesë edhe presidenti Donald Trump hodhën poshtë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale të parashikuara për t’u mbajtur në nëntor të këtij viti.

Ata argumentojnë se Presidenti nuk ka autoritetin për të shtyrë zgjedhjet dhe se çdo vendim i tillë duhet të miratohet nga Kongresi Amerikan.

Më herët kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump sugjeroi me një postim në Twitter se zgjedhjet mund të shtyhen, kjo me idenë se votimi me postë mund ta dëmtonte procesin.

Por shumë shpejt ai ndryshoi mendje duke argumentuar se nuk dëshiron të ndryshojë datën e zgjedhjeve, por mbetet i shqetësuar për votimin me postë pasi sipas tij njerëzit mund të mashtrohen e të ketë rezultate jo të drejta.

Shtetet e SHBA-ve duan ta aplikojnë votimin përmes postës për shkak të pandemisë.

Rreth 4.5 milionë njerëz janë infektuar me COVID-19 në SHBA, ku mbi 152 mijë prej tyre kanë humbur jetën.

Tregime të lidhura