Bota

Largimi i amerikanëve nga Gjermania, qytetarët keqardhje për vendimin e Trump

Përditësimi i fundit: 31/07/2020 - 20:06
Text size Aa Aa

Këtu nuk jemi në Irak, por në Gjermani. Për shumë gjermanë, kjo është diçka e zakonshme. Nga pylli i afërt ata mund të dëgjojnë të shtënat dhe motorët e tankeve.

Njoftimi për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania pas më shumë se gjysmë shekulli do t’i ndryshojë qytetet gjermane. Vilsek, në Bavarinë e Sipërme, pranë bazës amerikane Grafenvëhr, është një prej tyre.

“Mund të them, bazuar në ato që më kanë treguar, se të gjithë duan të qëndrojnë në Gjermani. Është një vend i mrekullueshëm për të punuar”, shprehet David Bolgiano, ish-ushtarak amerikan.

Gjithashtu, shumë banorë të këtyre qyteteve kanë mendim të mirë për amerikanët.

“Mes nesh ka marrëdhënie të mira. Ushtarët ndihen si në shtëpi. Ne i shohim ata si bashkëqytetarë dhe largimi i tyre do të ishte gjëja më e keqe që mund të ndodhte”, tha  Martin Schertl, kryetar i Bashkisë së Vilsekut.

Lufta dhe politika nuk kanë lidhje. Ajo për të cilën diskutohet është bashkëjetesa dhe biznesi.

“40 deri në 50 për qind të klientëve tanë janë amerikanë. Ata shpenzojnë shumë këtu dhe largimi i tyre do të ishte negativ për ne”, shprehet Barbara Straub, shitëse.

“Largimi do të ishte i keq për të gjithë zonën, ekonominë dhe dyqanet që amerikanët përdorin. Ata janë njësh me ne”, thotë një qytetare gjermane.

Edhe Elvis Presley ishte këtu për një kohë të shkurtër si ushtar. Këto kujtime do të zgjasin derisa trupat amerikane të largohen.