Bota

Muzika elektronike në muze, ekspozita e veçantë në Londër do të qëndrojë hapur deri vitin tjetër

Përditësimi i fundit: 31/07/2020 - 13:22
Text size Aa Aa

Muzeu i Dizajnit në Londër u rihap për publikun me një ekspozitë kushtuar muzikës elektronike. Muzika e grupit Kraftwerk dhe Chemical Brothers do të vijojë të luhet në muze deri në 14 shkurt të vitit 2021.

Duke rikrijuar atmosferën e klubeve, ekspozita është ideuar për t’u zhvendosur mes njerëzve, artit, dizajnit, teknologjisë e çdo element i veçantë që përbën muzikën elektronike.

Grupi legjendar Krafwerk do të festojë 50 vjetorin përmes një shfaqjeje 3D. Për të vijuar më pas në botën vizive të The Chemical Brothers për një nga shfaqjet e tyre legjendare të drejtpërdrejta, pasi pamjet vizuale dhe dritat bashkëveprojnë për të krijuar një përvojë të re tre-dimensionale.

“Është muzikë e bërë me energji elektrike dhe në fillim të kësaj ekspozite, ekziston një linjë kohore e novatorëve, njerëzve që kanë bërë instrumentet. dhe nga ana tjetër qëndron edhe mënyra sesi energjia elektrike ka ndryshuar shtëpinë, pajisjet ose vendin e punës, kompjuterin, etj... Kështu që ekspozita tregon se si energjia elektrike ka ndryshuar muzikën” – shprehet Gemma Curtin, përgjegjëse e ekspozitës.

Në ekspozitë keni mundësinë të lëvizni virtualisht në sallat e kërcimit të Çikagos, Parisit, Berlinit dhe skenat e Mbretërisë së Bashkuar, që përmbajnë mbi 400 objekte të legjendave të muzikës elektronike si Kevin Saunderson, Juan Atkins, Jeff Mills, Richie Hawtin etj.

Në të shpaloset historia e këtij zhanrit muzikor, nga viti 1901 deri në ditët e sotme. Ekspozita ishte parashikuar të hapje më herët por u shtyu për shkak të pandemisë.

Tregime të lidhura