Bota

Pelegrinazh aspak i zakontë, besimtarët myslimanë falen duke mbuluar fytyrën

Përditësimi i fundit: 31/07/2020 - 20:03
Text size Aa Aa

Të gëzuar e me lot në sy pelegrinët myslimanë  e kaluan ditën në malin Arafat të Arabisë Saudite, ku Profeti Muhamed dha predikimin e tij të fundit. Një pelegrinazh aspak i zakontë duke ruajtur distancën e duke mbajtur gjatë të gjithë kohës maskë në fytyrë.

Më herët pelegrinët rrethuan Qaben -  strukturën prej guri më e shenjta e besimit  Islam. Edhe falja këtu u krye në grupe të vogla prej 50 personash, secili duke mbajtur një distancë të sigurt dhe të shoqëruar nga një ekspert i shëndetit që monitoronte   lëvizjet të tyre.

Me rrezikun e pandemisë duke mos u lejuar tubimet e mëdha vetëm disa mijëra pelegrinë - Sauditë  u lejuan të marrin pjesë në faljen e këtyre ditëve, një detyrë që çdo mysliman i devotshëm duhet ta kryejë një herë në jetën e tij.

Rreth 2.5 milion myslimanë zakonisht vizitojnë vendet më të shenjta të Islamit në Mekë dhe Medinë për pelegrinazh por këtë herë festimet për një nga ditët më të shenjta në kalendarin islam u zhvilluan në kushte aspak të zakonta.

Në të gjithë botën besimtarët iu bindën kushteve të reja duke u falur ne këtë Kurban Bajram  me maska e duke u përpjekur të ruajnë distancën sociale.