‘Po i bën dhuratë Rusisë’, evropianët kritikojnë vendimin e Trump për tërheqjen e trupave nga Gjermania

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një lëvizje strategjike afatgjatë apo një ndëshkim Berlinit për shpenzimet e ulëta në fushën e mbrojtjes? Cilado qoftë arsyeja, SHBA do ta çojnë deri në fund synimin për të tërhequr 12 mijë trupa nga Gjermania.

Presidenti Trump pretendon se Berlini nuk po i paguan detyrimet e NATO-s, ose 2 për qind të GDP-së për mbrojtjen, kuotë për të cilën aleatët ranë dakord të paguajnë brenda 2024-s. Por këtë s’po e bën as Belgjika, ku ai do të çojë një pjesë të ushtarëve.

 “Gjermania është një vend kriminel, që nuk paguan detyrimet. Ata nuk kanë paguar kuotën e NATO-s dhe nuk janë në rrugën e duhur.

Nuk kanë qenë prej vitesh dhe nuk kanë ndërmend të paguajnë. Ata kanë përfituar nga Shtetet e Bashkuara për tregtinë, ushtrinë dhe çdo gjë tjetër prej vitesh. Dhe unë jam këtu për t’u dhënë drejtim gjërave”, tha presidenti i SHBA, Donald Trump.

Tërheqja do të lërë 25 mijë trupa amerikane në Evropë, por gjesti i Trump mund të minojë unitetin e NATO-s dhe t’i dërgojë mesazhin e gabuar Rusisë.

 “Prania e trupave amerikane është një nga faktorët më të rëndësishëm të sigurisë evropiane dhe është jetike që pjesa më e madhe e trupave që SHBA po zhvendosin nga Gjermania të mbetet në Evropë”, u shpreh ministri i Mbrojtjes i Lituanisë Raimundas Karoblis

 “Edhe sot nuk është e mundur të shpjegohet dhe justifikohet përse SHBA e kanë marrë këtë vendim. Natyrisht ka qenë një vendim sovran, por nuk jam i mendimit se kjo është diçka pozitive, apo që do të forcojë NATO-n dhe përmirësojë marrëdhëniet”, tha kryeministri i Bavarisë, Markus Soder.

Pjesëtarë të partisë politike të Trump e kanë kritikuar gjithashtu lëvizjen, duke e cilësuar një dhuratë për Rusinë dhe agresionin e saj.




Etiketimet

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

5 vatra zjarri në të gjithë vendin, më kritiket në Karaburun dhe Kurbin

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) thotë se janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të...

U kualifikua në finalen e Lojërave Olimpike, Luiza Gega: Doja të kisha një kujtim të bukur

Atletja shqiptare, Luiza Gega arriti që të kualifikohej në finalen e atletikës për 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike që po zhvillon në...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER