Bota

Shpresë për vaksinën, eksperti i SHBA-ve Fauci: Urojmë të jetë gati në vitin 2021

Përditësimi i fundit: 01/08/2020 - 12:24
Text size Aa Aa

Eksperti i lartë shëndetësor për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dr. Anthony Fauci, jep shpresë se vaksina kundër COVID-19 do të jetë e sigurt dhe gati në dhjetor të këtij viti. Ndërsa ai shtoi se vaksina do të jetë gati për përdorim masiv në muajt e parë të 2021.

“Unë mendoj se ndërsa hyjmë në vitin 2021, ju do të keni një vaksinë që do të ishte e disponueshme për njerëzit në Shtetet e Bashkuara,” – tha Fauci për Washington Post.

Autoritetet federale të shëndetësisë në SHBA po zbatojnë një plan për të prodhuar 300 milionë doza të një vaksine në një afat kohor të shkurtër.

Fauci, tha se një çerek milioni njerëz kanë shprehur interes për të marrë pjesë në studime për vaksinat eksperimentale kundër koronavirusit.

Eksperti theksoi se ka ende shumë pikëpyetje e të panjohura mbi COVID-19 dhe shpreson që të marrë disa përgjigje deri në dhjetor nga një studim ku tregohet se sa shpesh fëmijët infektohen dhe nëse përhapin infeksionin tek të rriturit.

Ai gjithashtu tha se ishte i kënaqur me konferencat e shtypit të fundit të presidentit Donald Trump, duke thënë se Trump po këshillonte njerëzit të mbanin maska dhe të praktikonin distancimin.

Tregime të lidhura