Pasojat e pandemisë në shëndetin mendor shqetësojnë ekspertët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pandemia mund të sjellë pasoja të rënda në shëndetin mendor, paralajmërojnë psikologët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron që duhet të kemi kujdes dhe është shumë ë rëndësishme të kujdesemi për shëndetin mendor, sepse po përballemi me një realitet të ri botëror.

Në një prej studimeve të fundit në Glasgow University i bërë nga Profesori Rory O’Connor, tregohet që  izolimi, vetmia, ankthi, stresi dhe problemet ekonomike janë një kombinim që sjell dëme për shëndetin mendor.

O’Connor theksoi se më shumë njerëz po bëhen konsumator të alkoolit dhe drogave, prej ankthit dhe stresit.

Prioritet sipas ekspertëve duhet të jetë monitorimi i shkallës së ankthit, depresionit, vet-gjymtimit dhe vetëvrasjes, por edhe shumë problemeve të tjera të shëndetit mendor.

Në një raportim të bërë gati gjysma e amerikanëve thonë se kriza e coronavirus po dëmton shëndetin e tyre mendor sipas një sondazhi të Kaiser Family Foundation.

Amerikanët raportuan gjatë prillit dhjetëfishim të problemeve me stresin në linjën kombëtare të emergjencës shkruan Uashington Post.

Anketat e kryera nga Akademia Britanike e Shkencave Mjekësore në fund të marsit, paraqesin një pamje të gjendjes aktuale të shëndetit mendor edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Personat e përfshirë në to shfaqën shqetësim rreth marrjes së mbështetjes sociale dhe shërbimeve shtetërore gjatë pandemisë, faktorë që përkeqësuan shëndetin e tyre mendor. Nga ana tjetër gjithashtu pandemia po shoqërohet me ankth dhe stres në rritje, gjë që shtojnë rrezikun e depresionit dhe veprimeve që vijnë prej tij.

Gjatë epidemisë Sars të vitit 2003, për shembull, pati një rritje prej 30% të vetëvrasjeve në mbi 65-vjeç, shkruhet në publikimin e akademisë britanike.

Kjo periudhë izolimi solli në pah shumë nevojën e terapive të shëndetit mendor, ku në kushtet e izolimit dhe distancave sociale, një mundësi e mirë ishin terapitë online.

Prej 3 vitesh në Shqipëri një platformë online “I Fight Depression” ose “Unë luftoj Depresionin” ofron informacione për individët të cilët kanë shenja ankthi apo depresioni.

“Ruani lidhjet me njerëzit e tjerë përmes mediumeve online, si dhe kushtojini vëmendje nevojave tuaja, por edhe ndjenjave. Kryeni aktivitete të shëndetshme, ushtrohuni  vazhdimisht, qëndrojini besnikë rutinës suaj, flini mirë dhe hani ushqim të shëndetshëm,” këshillon OBSH për të luftuar stresin gjatë pandemisë.

Njëkohësisht dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres u drejtua me një videomesazh ku u shpreh se “Shëndeti mendor është thelbësor për njerëzimin. Shëndeti i mirë mendor na mundëson të jetojmë jetë të pasura dhe përmbushëse dhe të marrim pjesë në komunitetet tona.”

Raportin me këshilla nga Organizata Botërorë e Shëndetësisë mund ta gjeni të bashkangjitur këtu.

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe gruaja...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER