Bota

Biznesi i insekteve që shiten si kafshë shtëpiake

Përditësimi i fundit: 13/09/2020 - 15:04
Text size Aa Aa

Shumë njerëz thjesht duan t’i heqin qafe, por milingonat janë bërë biznesi kryesor i një sipërmarrësi që i shet si kafshë shtëpiake në Singapor.

Dyqani i parë në këtë shtet, i specializuar në milingona “Vetëm Milingona’’ u hap në fund të Shkurtit pikërisht kur filluan kufizimet e pandemisë.

Por biznesi i themeluesit dhe pronarit John Ye eci përpara pavarësisht pengesave.

 Ai thotë se shitjet janë në rritje që prej muajit Korrik.

Fermat e milingonave nuk janë të pazakonta në shtete si Amerika apo Kanadaja, por janë një fenomen i rrallë në Singapor.

Ai shpreson të bashkëpunojë më institucione si shkollat, që ti mësojë fëmijëve rreth milingonave dhe ciklin të tyre jetësor.

Ye tha se milingonat e tij mblidhen në ishull nga ai vetë dhe stafi.

Ai gjithashtu shet krimba të cilët janë ushqim për milingonat, edhe pse Ye thotë që ato preferojnë edhe mjaltin dhe frutat. Dyqani tërheq vëmendjen e njerëzve që i duan milingonat.

“’Thjesht Milingona” ofron 30 lloje milingonash të shitura në kuti të vogla në trajtën e folesë dhe brenda ndodhet edhe mbretëresha. Çmimet variojnë nga 10-300 dollarë amerikanë në varësi të llojit dhe folesë të milingonave.