Bota

Refugjatët në Lesbos refuzojnë ambientet e reja pas zjarrit në kamp

Përditësimi i fundit: 13/09/2020 - 15:02
Text size Aa Aa

Refugjatët në ishullin Lesbos kaluan një tjetër natë në qiell të hapur pasi një zjarr masiv shkatërroi kampin ku ata po qëndronin.

Ndonëse autoritetet kanë nisur të ndërtojnë çadra të përkohshme shumë prej refugjatëve refuzojnë të transferohen në ambientet e reja.

Ata kanë ngritur çadra kampingu dhe kanë ndërtuar streha të përbëra nga degë peme apo kallamishte.

"Duan të na transferojnë atje, por mendoj se nuk ka asnjë të mirë, një ferr i dytë, Moria e dytë. Ideja ime është se je më mirë këtu. Atje është si burg dhe njerëzit dalin dot lirisht” shprehet Mustafa një refugjat nga Afganistani.

Prej dy ditësh refugjatët janë ngritur në protestë duke kërkuar që të lejohen të largohen nga ishulli dhe duke përsëritur se nuk duan të dërgohen në një kamp tjetër.

Zyrtarë të BE-së dhe Greqisë thanë se një strukturë e re moderne do të ndërtohet për të zëvendësuar kampin Moria, të shkatërruar nga zjarri. Por emigrantët duan të vazhdojnë udhëtimin në vendet e tjera evropiane.

Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord që të marrin disa fëmijë të pashoqëruar, ndërsa papa Francesk, nga sheshi Shën Pjetër, u lut për emigrantët e mbetur në ishullin grek.