Coronavirus: Rritje e të infektuarve në disa shtete, Izraeli rivendos izolimin kombëtar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Franca është duke përjetuar një rritje shqetësuese të rasteve të reja me coronavirus, gjatë fundjavës u raportua për më shumë se 10,000 të infektuar brenda 24 orëve. Por tashmë është mësuar të bashkëjetohet me virusin dhe jeta vijon normalisht duke u munduar të respektohen masat e kërkuara.

“Vala e dytë e virusit nuk më frikëson. Jam mirë me shëndet, marr masat e duhura kur jam me miqtë, edhe me familjarët nuk puthemi me përjashtim të nipërve. Do të shkoj tek ata sonte jam sigurt se do të duan të më përqafojnë dhe unë do t’i puth pavarësisht të gjithave”, thotë Monique Masson, 66-vjeçare në Paris.

Duke parë rritjen e rasteve në Francë, Britania ka filluar të marrë masa paraprake. Duke nisur nga sot do të ndalohen grumbullimet me më shumë se 6 persona. Qeveria gjithashtu ka dërguar një alarm për autoritetet e shtëpitë e kujdesit në të gjithë vendin për të nxjerrë në pah nivelin e të infektuarve.

“Unë mendoj se të gjithë janë në një mendje që ne me të vërtetë duhet të veprojmë shumë shpejt në mënyrë që të parandalojmë rritjen e shpejt të të infektuarve. Mendoj se kjo është pika kryesore, ne duhet të veprojmë shpejt sepse nëse vonon është shumë më e vështirë të marrësh nën kontroll këtë lloj situate”, është shprehur profesori i mjekësisë në Londër, Peter Openshaë.

Nga ana tjetër në Bruksel punonjësit e sektorit shëndetësor po protestojnë për paga më të mira. Kur në vend shkollat janë rihapur dhe familjet janë rikthyer nga pushimet edhe në Belgjikë po raportohet për një rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Situata është shqetësuese edhe në Republikën Çeke, ku për të pestën ditë me radhë ka pasur mbi 1000 të infektuar në ditë. Që prej nisjes së pandemisë, në vend janë duke u zhvilluar më shumë testime, por niveli i rritjes është ndër më të lartit në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë përtej Evropës, për shkak të situatës nga pandemia Izraeli vendosi të izolohet sërish për të paktën tri jave.

 

Lexoni gjithashtu:

Universiteti i Oksfordit rinis testet për vaksinën anti-Covid

Rregull i ri për mësuesit dhe nxënësit, Euronews Albania siguron formularin që duhet ta plotësojnë çdo ditë

Katër të vdekur dhe 168 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER