Bota

SHBA, zjarret masive rihapin debatin e ndryshimeve klimatike përpara vizitës së Trump

Përditësimi i fundit: 14/09/2020 - 11:53
Text size Aa Aa

Të paktën 33 persona kanë humbur jetën në bregun perëndimor të SHBA teksa zjarret masive vijojnë në 3 shtete duke lënë dhjetëra mijëra të pastrehë.

Flakët janë përhapur me një shpejtësi rekord dhe janë shpërndarë në një pjesë më  të madhe të bregut perëndimor në krahasim me vitet e tjera, duke e shndërruar qiellin në ngjyrë portokalli.

Gjithashtu niveli i ndotjes së ajrit është shumë i lartë për shkak të tymit, çka ka bërë që qytetarët të mbajnë maskë në shtëpitë e tyre.

Shkaku i këtyre zjarreve është kthyer në një debat politik në Shtetet e Bashkuara, teksa presidenti Donald Trump ka fajësuar keq menaxhimin e pyjeve përpara vizitës së tij në Kaliforni të hënën.

Guvernatorët demokratë në perëndim thonë se zjarret janë si pasojë e ndryshimeve klimatike duke përmendur dhe studime të shumta që pohojnë për një lidhje midis zjarreve masive dhe rritjen e temperaturave.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili do të takohet me Trump gjatë vizitës së këtij të fundit, tha se “Debati është përreth ndryshimeve klimatike. Thjesht ejani në Kaliforni dhe shiheni me sytë  tuaj”.

Kalifornia së fundmi ka regjistruar gushtin më të nxehtë, me temperatura rekord në shkretëtirën e njohur si Lugina e Vdekjes (Death Valley).  

 

Lexoni gjithashtu: 

Kalifornia regjistron temperaturën më të lartë në 90 vitet e fundit

Kalifornia në flakë, mbi 8.300 hektarë të djegur; rreth 7.800 të evakuuar

Tregime të lidhura