Bota

ByteDance pranon marrëveshjen me kompaninë Oracle për shitjen e TikTok në SHBA

Përditësimi i fundit: 15/09/2020 - 11:33
Text size Aa Aa

Kompania kineze zotëruese e TikTok ka finalizuar ditën e hënë marrëveshjen me Oracle për shitjen e programit në territoret e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas refuzimit të marrëveshjes me kompaninë Mikrosoft dhe pas lëkundjeve në tregun amerikan konfirmohet nga Oracle se kompania mëmë e TikTok-ut ka pranuar ofertën e shitjes së një prej aksioneve.

Kjo për shkak të trysnisë nga presidenti Donald Trump i cili ka thënë se nëse nuk arrihet një marrëveshje shitjeje në territoret amerikane deri më 15 shtator, atëherë ai do ta mbyllë TikTok-un.  

“Ne po shohim qeverinë kineze dhe atë amerikane, të cilët janë duke luftuar për këtë çështje dhe ne shohim presidentin Trump të përfshihet në këto negocime në një mënyrë vërtet të çuditshme. I gjithë ky proces ka qenë shumë i hapur dhe shumë më dramatik nga sa jemi mësuar të shohim”, është shprehur gazetari Ian Sherr.

ByteDance ka thënë në po të njëjtën ditë të pranimit të ofertës, se ia ka transmetuar lajmin Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu sekretari i departamentit ka konfirmuar se marrëveshja do të shqyrtohet këtë jave.  

 

Lexoni gjithashtu:

TikTok refuzon ofertën e Microsoft, mbetet në pikëpyetje fati i aplikacionit kinez në SHBA

Tiktok ngre padi ndaj administratës së Trump, publikon informacion me të drejtat e përdoruesve

Përdoruesit e TikTok dhe Wechat hedhin në gjyq presidentin Trump

Tregime të lidhura