Bota

OBT mbështet Kinën. Organizata i shpall të paligjshme tarifat tregtare të SHBA

Përditësimi i fundit: 15/09/2020 - 21:48
Text size Aa Aa

Organizata Botërore e Tregtisë ka vendosur në favor të Kinës, duke i shpallur tarifat prej 168 miliardë eurosh të vendosura nga administrata Trump të paligjshme.

Vendimi është marrë ditën e martë. Trump vazhdimisht ka kritikuar OBT-në për trajtim të padrejtë të SHBA.

Dhe si përgjigje ndaj vendimit të së martës, ai tha se organizata me bazë në Gjenevë funksionon tërësisht nën ndikimin e Kinës.

Lufta tregtare mes Amerikës dhe Kinës zgjat që kur Trump erdhi në pushtet në vitin 2016.

Ai dhe presidenti Xi u takuan dhe krijuan një plan veprimi 100-ditor për të zgjidhur kontestin, por në korrik 2017, çdo gjë u zhbë pas avancimit të kërkesave të palës amerikane dhe refuzimit të asaj kineze.

Lëvizja dëmtoi ekonomikisht të dyja palët.

Situata u qetësua vetëm kur Kina ra dakord të blinte produkte amerikane me 168 miliardë euro më shumë.

Por që nga rënia e pandemisë së COVID-19, ky objektiv nuk është arritur.