Bota

Të qetë në shkolla, nxënësit në Austri i shohin me sportivitet masat anti-Covid

Përditësimi i fundit: 15/09/2020 - 12:50
Text size Aa Aa

Sikundër për të gjithë nxënësit dita e parë e shkollës në Austri ishte ndryshe nga tradita. Pushimet verore mbaruan dhe në gjashtë rajone austriake viti i ri akademik nisi duke respektuar masat e kërkuara nga autoritetet.

Rregullat e higjienës duhet të respektohen duke përfshirë mbajtjen e maskës, por jo në klasa dhe dezinfektimi i duarve. Por fakti se shkollat mund të kthehen në vatra të virusit duket se nuk i shqetëson shumë nxënësit.

“Nuk jam e shqetësuar sepse duhet të ruajmë distancën fizike dhe të mbajmë maskë në godinën e shkollës. Besoj se edhe të tjerët do t’i respektojnë rregullat,” – tregon një vajzë.

“Infektimi mund të ndodh në autobus, në kafe, në restorant apo edhe në të tjera aktivitete ku mund të shkosh pasi mund të ketë një person të prekur,” – shton një djal.

“Në thelb çdo gjë është e njëjtë. Ne gjithmonë kemi pasur pika dezinfektimi në shkollë. Dhe tani thjesht duhet të mbash maskë në korridore,” – tregon një vajzë tjetër.

Në disa zona sikundër në Vienë, Austrinë e Poshtme dhe Burgenland mësimi nisi një javë më parë.  Vetëm në kryeqytet në shkolla është raportuar për 70 raste të të infektuarve pjesa më e madhe të cilëve janë nxënës.  Në Austrinë e poshtme 43 të prekur dhe në një shkollë në Burgenland dy të infektuar.

Si pjesë e sistemi Ampel, në Austri shtatë zona cilësohen me rrezik të lartë duke u ngjyrosur me portokalli ku përfshihen Vjena dhe Innsbruck. Sistemi përfshin katër kategori ngjyra jeshile rrezik I ulët, e verdhë rrezik I mesëm portokalli dhe e kuqe risk i lartë.

Tregime të lidhura