Bota

Zjarret në SHBA, Donald Trump mohon shkencën dhe parashikon ulje temperaturash

Përditësimi i fundit: 15/09/2020 - 12:10
Text size Aa Aa

Teksa në Kaliforni vijon të ndihet era e tymit, Presidenti Donald Trump injoroi konsensusin e shkencëtarëve se ndryshimet klimatike po luajnë një rol kyç në zjarret e masive të Bregut Perëndimor dhe përsëriti pretendimin e tij të pabazë se zjarret kanë ardhur si pasojë e keq menaxhimit të pyjeve.  

Zjarri po krijojnë një front të ri kundër rizgjedhjes së Trump, i cili po përballet dhe me kritika për pandeminë, papunësinë dhe zemëratë të gjerë publike.

Kundërshtari i tij demokrat, Joe Biden, tha gjatë një fjalimi të hënën se shkatërrimi dhe fatalitetet në Kaliforni, Oregon dhe Uashington kërkojnë një lidership më të fortë teksa e cilësoi Trump si “piroman i klimës”.

Trump udhëtoi në Kaliforninë Veriore për të diskutuar me Guvernatorin Demokrat Gavin Newsom dhe zyrtarë të tjerë federalë. Sekretari i Burimeve Natyrore, Wade Crowfoot, i ka kërkuar presidentit “që të njohë ndryshimet klimatike dhe domethënien e kësaj dukurie mbi pyjet”.

“Do të fillojë të freskohet, keni për ta parë”, iu përgjigj Trump.

 

Lexoni gjithashtu: 

SHBA, zjarret masive rihapin debatin e ndryshimeve klimatike përpara vizitës së Trump

Trump apo Biden? Çfarë do të sjellë secili për politikat kyçe europiane?

 

Tregime të lidhura