Bota

Opozitarja Kolesnikova akuzohet për dëmtim të sigurisë kombëtarë të Bjellorusisë

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 17:41
Text size Aa Aa

Maria Kolesnikova, figura opozitare bjelloruse, e arrestuar javën e shkuar, do të përballet me akuzat për dëmtim të sigurisë kombëtare, thanë autoritetet.

Komisioni hetimor i Bjellorusisë e ka bërë publikuar lajmin në faqen e tyre zyrtare të Telegram:  

Kolesnikova u arrestua javën e shkuar pas një incidenti në kufirin me Ukrainën, ku raportohet se grisi pasaportën për të mos u dëbuar nga vendi.

Sipas ligjit, Kolesnikova rrezikon dënim me burg në 2-5 vite.

Po ashtu, edhe dy anëtarë të stafit që u zhdukën të hënën, Anton Rodnenkov dhe Ivan Kravtsov, konfirmuar se gjenden në Kiev.

Qeveria ukrainase konfirmoi se ata kaluan në pikën kufitare, pa Kolesnikovën.

Avokati i opozitares njoftoi se do të ngrejë një padi kundër shërbimeve të sigurisë për “rrëmbim personi” dhe “kërcënim për vdekje”.

Kolesnikova është anëtarë e Këshillit të Koordinimit, trupa e themeluar nga opozita bjelloruse në përpjekje për të hyrë në bisedime me presidentin  Alexander Lukashenko.

 

Lexoni gjithashtu: 

Lukashenko për qëndrimin në pushtet, presidenti bjellorus i vendosur në mbrojtjen e vendit

Opozitarja Kolesnikova grisi pasaportën në kufi për të shmangur dëbimin me forcë në Ukrainë

Bjellorusi: Liderja e opozitës kërkon sanksione nga BE për pushtetin e presidentit Lukashenko

Tregime të lidhura