Bota

Tuniziani vret priftin Italian, tensionohet situata për emigrantët

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 14:17
Text size Aa Aa

Ditën e djeshme është gjendur I vdekur prifti Italian, Roberto Malgesini, I cili raportohet të jetë vrarë nga një emigrant tunizian I konstatuar me probleme mendore.

Situata ka sjellë komente jo vetëm nga papa Francesco, por edhe nga vetë qeveria italiane.

“Unë dua të kujtoj në këto momente priftin Roberto Malgesini, pjesë të kishës së Comos, I cili ndërkohë që po jepte ndihmën e tij është vrarë dje në mëngjes, nga një person nevojtar, nga një person I sëmurë mendërisht.”

Politikani Matteo Salvini ka folur me tone të ashpra kundrejt kësaj ngjarjeje duke nxitur në këtë mënyrë urrejtjen ndaj emigrantëve.

“Fakti që dje në mëngjes në Como është gjendur një prift I vrarë me thikë nga një emigrant, I cili duhet të ishte ekstraduar, është diçka që I nxit të tërë për hakmarrje.”

Policia ka raportuar se tuniziani është vetëdorëzuar në autoritetet përkatëse. Megjithatë kjo vrasje nuk bën gjë tjetër veçse acaron problematkën e pranimit apo jo të emigrantëve në territoret e gadishullit Italian, si dhe mund të sjellë polemika të mëtejshme për çështjen në kontinentin Evropian.