Bota

Vaksina e re kineze për COVID-19 ngre kritika mbi sigurinë

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 12:01
Text size Aa Aa

Së fundmi qeveria kineze ka prodhuar dhe ka filluar të vë në funksion vaksinën e katërt eksperimentale kundër COVID-19, gjë që ka ngritur dyshimet e ekspertëve mbi sigurinë dhe efektivitetin e saj.   

Pas prodhimit dhe eksperimentimit tek trupat ushtarakë të tre vaksinave të para në Kinë, tashmë vendi ka filluar të aplikojë vaksinën e katërt, të zhvilluar nga kompania CanSino, tek qytetarët.  

Pekini është qendra e zhvillimit të këtij aktiviteti, që synon në parim të ulë rrezikshmërinë e një vale të dytë të COVID-19.

Duke qenë se përgjithësisht në vaksinat e eksperimentuara janë synuar qytetarë si punonjës apo persona të rrezikuar më shumë nga coronavirusi, kjo e bën Kinën të stimulojë një rol potencial në luftën kundër COVID në botë.

Megjithatë qeveria nuk ka dhënë asnjë të dhënë mbi grupin që po përzgjidhet për vaksinën e re.  

Ndërkohë prodhimtaria e vaksinave të ndryshme në botë, duke përfshirë SPUTNIKRusisë, rimarrjen e testimeve nga kompania AstraZeneca dhe pritja e një vaksine amerikane, e bën më të ngushtë dhe më të flaktë luftën kundër pandemisë mes të gjithë vendeve, si dhe rrit politizimin e kësaj çështjeje dhe detyrimisht kritikat e ekspertëve mbi të.

Tregime të lidhura