Bota

‘Vaksina, gati për 3-4 javë’. Trump shpërfill ekspertët, mbron menaxhimin e krizës

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 22:02
Text size Aa Aa

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se vaksina kundër koronavirusit mund të jetë gati pas 3 ose 4 javësh, pavarësisht qëndrimit të moderuar të shprehur lidhur me këtë çështje nga zyrtarët amerikanë të shëndetit publik.

Duke folur në një program të “ABC News” në Filadelfia, Trump mbrojti menaxhimin e krizës së COVID-19 dhe theksoi se vaksina mund të jetë gati për t’u shpërndarë përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

“Jemi shumë pranë vaksinës dhe nëse doni të vërtetën, administratës së kaluar do t’i ishin dashur vite për ta pasur atë për shkak të Agjencisë për Ushqimin dhe Barnat dhe të gjitha aprovimet që duhet të jepeshin. Ndërsa ne jemi pak javë pranë saj, ndoshta 3 ose 4 javë. Ne kemi kompani të mëdha që po punojnë dhe ato janë fare pranë vaksinës”, deklaroi Trump.

Shefi i Shtëpsië së Bardhë mohoi nënvlerësimin e kërcënimit që rrjedh nga COVID-19, për të cilin tha gjithashtu se do të zhduket vetë.

“Unë nuk e nënvlerësova. Në fakt, e mbivlerësova. Reagimi im ishte shumë i fuqishëm”, theksoi Trump.

Më tej, Trump mbrojti vendimin e tij për të ndaluar urdhëtimet nga Kina dhe Evropa, me argumentin se në këtë mënyrë ka shpëtuar mijëra jetë.

Tregime të lidhura