Bota

Bilanci global i COVID-19, 32.5 milionë të infektuar, viktimat i afrohen shifrës së 1 milionëve 

Përditësimi i fundit: 27/09/2020 - 12:26
Text size Aa Aa

Numri i personave të infektuar me coronavirus në rang global ka arritur në 32.5 milionë teksa numri i viktimave po i afrohet 1 milionëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësise, Shtetet e Bashkuara te Amerikës, India dhe Brazili mbeten tre vendet më të prekura, teksa më pas vijnë shtetet si Rusia, Kolumbia, Peru dhe Meksika.

Sipas OBSH-së kontinenti amerikan është më i prekuri si në raste aktive të të infektuarve ashtu edhe për sa i përket numrit të viktimave. 

Në Evropë, e para për nga numri i vdekjeve renditet Mbretëria e Bashkuar me mbi 41 mijë e 900 raste, e ndjekur nga Italia me mbi 35 mijë, Franca me mbi 31 mijë dhe po aq edhe Spanja.

Mes tyre, më shqetësuese duket situata në Britani, ku qeveria ka etiketuar Londrën si një vatër potenciale të epidemisë dhe në të ardhmen qyteti mund t’i nënshtrohet një bllokade të pjesshme.

Sipas drejtorëve rajonalë të OBSH-së, kontinentet amerikane mbeten megjithatë më të prekurat me mbi 15.9 milionë raste aktive dhe mbi 540 mijë vdekje.

Tregime të lidhura