Bota

Boris Johnson nën akuza për paaftësi pasi 16 mijë raste me të infektuar prej COVID-19 nuk ishin raportuar

Përditësimi i fundit: 07/10/2020 - 16:12
Text size Aa Aa

Kryeministri britanik Boris Johnson është vënë nën akuzë për “paaftësi ndërgalaktikore” nga opozita kjo pasi rezultoi se rreth 16 mijë raste të diagnostikuara me COVID-19 nuk qenë përfshinë në raportimet ditore të pandemisë për të paktën një javë.

Udhëheqësi i partisë opozitare të Laburistëve, Keir Starmer ngriti pretendimet se 15,841 raste me COVID-19 u lanë jashtë bilanceve ditore të pandemisë në periudhën 25 shtator – 2 tetor.

Ai tha se kjo kishte ngjarë për shkak të një problemi në regjistrin e të dhënave, i cili është i llojit Microsoft Excel.

“Rreth 12 miliardë paundë janë investuar për sistemin e shëndetësisë dhe prapë një problem bazik në Excel e hedh në erë. Jo më kot përshkruhet si paaftësi ndërgalaktikore. Po pse u desht kaq shumë për të pikasur dhe adresuar këtë problem madhor?” – kërkoi llogari Starmer ndaj kryeministrit Boris Johnson.

Johnson u përgjigj se “anomalia në kompjuter” qe rregulluar dhe se kundërshtari i tij politik nuk mund t’i qortonte në të njëjtën mënyrë “njerëzit dhe Excel-in”. Kryeministri britanik shtoi se 16 mijë rastet “nuk e ndryshojnë dinamikën e përgjithshme të përhapjes së infeksionit”.

Përplasja politike vjen pak ditë pasi autoritetet shëndetësore shtuan rreth 15,841 raste të tjera të paraportuara më parë në listën e të infektuarve me COVID-19.

Autoritetet e shëndetësisë siguruan se pavarësisht “problemit në sistem”, personat pa simptoma që kishin dalë pozitivë në teste ishin këshilluar të qëndronin të mbyllur në shtëpi.

Rasti në fjalë ka ngjallur shqetësime për përhapjen e vërtetë të infeksionit dhe po kështu për masat që po merren për parandalimin dhe gjurmimin e rasteve. Në interpelancën ndaj Johnson, kreu i laburistëve Starmer kërkoi përgjigje dhe argumente bindëse nga kryeministri për masat që ka planifikuar në të ardhmen, pasi sipas tij në disa qytete raportet ditore tregojnë se nuk kanë dhënë efekt. 

Tregime të lidhura