Bota

Të tjerë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë rezultojnë me COVID-19

Përditësimi i fundit: 07/10/2020 - 15:37
Text size Aa Aa

Këshilltari kryesor i Presidentit Amerikan Donald Trump, Stephen Miller, i shtohet listës së gjatë të zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë që janë diagnostikuar me COVID-19.

Lajmi u njoftua mbrëmjen e së martës pak pasi u tha se udhëheqësit ushtarak të SHBA-së u vunë në karantinë ngaqë Admirali i Mbrojtjes Detare, Charles Ray rezultoi gjithashtu pozitiv.

Në Shtëpinë e Bardhë këshilltarja Hope Hicks, Sekretarja për shtyp Kayleigh McEnany dhe tre pjesëtarë të zyrës së saj janë gjithashtu me koronavirus.

Raportimet për të tjerë të infektuar në presidencën amerikane pak ditë pasi Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, u diagnostikuan me COVID-19.

Melania aktualisht është në izolim në pjesën e sipërme të Shtëpisë së Bardhë, e cila ka ndryshuar protokollet e punës duke u kërkuar punonjësve që qëndrojnë në rezidencë, që të përshtasin mënyrën e punës me sa më pak kontakte të jetë e mundur.

Prej së paku një jave punonjësit në Shtëpinë e Bardhë e kanë të detyrueshëm mbajtjen e një maske të gjerë plastike që mbulon tërësisht fytyrën.

Tregime të lidhura