Bjellorusi, policia shpërndan dhunshëm protestën e radhës kundër Lukashenkos

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhjetëra persona u arrestuan nga policia bjelloruse pasi mijëra vetë marshuan të dielën e shtatë radhazi të protestave kundër presidentit Alexander Lukashenko.

Policia përdori në Minsk gaz lotsjellës dhe autobote me ujë për të shpërndarë dhunshëm protestat. Disa media të pavarura përcollën pamje të protestuesve duke u arrestuar dhunshëm në atë që po përshkruhet si protesta më e shtypur në dy muajt e fundit. 

Automjete ushtarake u panë të lëviznin në qytet mëngjesin e së dielës pak para përgatitjeve për protesta. Video të shumta u shpërndanë në rrjetet sociale të mijëra njerëzve që vërshuan rrugët duke mbajtur slogane dhe flamuj kundër Lukashenkos.

Dhuna e kësaj të diele vjen pasi presidenti Lukashenko vizitoi në burg liderët opozitarë, një ngjarje e pazakontë që shtyu shumë aktivistë të besonin se kreu i shtetit ishte i gatshëm të bënte kompromis.

Bjellorusia, një ish-republike sovjetike e lidhur ngushtë me Rusinë, është tronditur nga protesta të shumta që prej 9 gushtit, kur autoritetet lajmëruan se lideri veteran Alexander Lukashenko kishte fituar zgjedhjet presidenciale.

Që prej asaj dite, qytetarët organizojnë protesta çdo javë, duke kërkuar që Lukashenko të tërhiqet dhe të mbahen zgjedhje të reja.

Presidenti, i cili e mban pushtetin që prej vitit 1994, mohon se fitorja e tij ishte rezultat i manipulimit.


Etiketimet

Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian

Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një...

Mbahen zgjedhjet e parakohshme në Portugali

Portugezët kanë nisur votimin e hershëm në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme. Më shumë se 300 mijë persona janë regjistruar për të votuar më herët,...

Blinken thotë se nuk është koha për sanksione ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë. Ai tha se një veprim i tillë do...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER