Bota

Zgjedhjet në Lituani, parashikohet garë e ashpër mes qendrës së majtë dhe konservatorëve

Përditësimi i fundit: 11/10/2020 - 18:51
Text size Aa Aa

Lituania voton në raundin e parë të zgjedhjeve të përgjithshme, ku koalicioni qeverisës i qendrës së majtë mbron mënyrën si ka menaxhuar pandeminë, ndërsa garon me opozitën konservatore.

Rivalët janë të përqendruar në ngushtimin e hendekut ekonomik dhe arsimor në shtetin baltik, shtëpi e 2.8 milionë personave.

Sondazhet parashikojnë një garë të ashpër, me Unionin e Fermerëve dhe të Gjelbërve të qendrës së majtë të kryeministrit Saulius Skvernelis dhe me Unionin Atdhetar-Kristian Demokrat me 15% të votave.

Skvernelis premton hapjen e farmacive shtetërore në rang kombëtar dhe dhënien e një pensioni të trembëdhjetë për të moshuarit, në rast se rizgjidhet.

Rivalja e tij konservatore, ish-ministrja e financave Ingrida Simonyte akuzon kryeministrin, se po drejton një administratë kaotike dhe populiste.

Tregime të lidhura