Bota

Studimi australian tregon se virusi i COVID-19 mbijeton 28 ditë në ekranet e telefonave e kartëmonedhat

Përditësimi i fundit: 12/10/2020 - 08:36
Text size Aa Aa

Virusi që shkakton COVID-19 mund të mbijetojë në kartëmonedha, në ekranet e telefonave dhe në materialet çelik inox deri në 28 ditë, shumë më gjatë se virusi i gripit, në këtë përfundim kanë arritur studiuesit australianë  duke theksuar nevojën dhe domosdoshmërinë për larjen sa më të shpeshtë të duarve si një mënyrë për të luftuar virusin.

"Një faktor tjetër i rëndësishëm që ne ende nuk e dimë  është së çfarë është një dozë infektive. Pra, edhe pse ne ishim në gjendje të rikuperonim virusin infektiv deri në 28 ditë, kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për të shkaktuar një infeksion, por unë mendoj se mesazhi kryesor në të vërtetë është të lani duart kur është e mundur dhe të pastroni duart shpesh me një dezinfektues me bazë alkooli", thotë studiues australian Shane Riddell.

Zbulimet e  kryera nga Agjencia Kombëtare e Shkencës Australiane, duket se tregojnë se në një mjedis shumë të kontrolluar virusi mbeti infektiv për më shumë kohë sesa kishin arritur të vlerësonin studimet e deritanishme.

Studiuesit e australianë zbuluan se në 20 gradë Celsius, virusi SARS-COV-2 kishte aktivitet infektimi për 28 ditë në sipërfaqe të lëmuara si kartëmonedha dhe qelqi që gjendet në ekranet e telefonave celular. Për krahasim, ata shpjeguan se virusi i Gripit A është zbuluar se mbijeton në sipërfaqe për 17 ditë. Eksperimentet e bëra në 20, 30 dhe 40 gradë C treguan se virusi mbijetoi më gjatë, aty ku sa më e ulët të ishte temperatura.

Virusi jetoi më gjatë në sipërfaqe të lëmuara sesa në sipërfaqe komplekse si pambuku dhe në kartëmonedhat e letrës sesa në kartëmonedhat plastike.

Të gjitha eksperimentet u bënë në errësirë për të hequr ndikimin e dritës ultraviolet, pasi hulumtimet kanë treguar se rrezet e diellit mund të vrasin virusin. Disa ekspertë kanë hedhur dyshime edhe mbi kërcënimin aktual që paraqet transmetimi sipërfaqësor në jetën reale. Coronavirusi transmetohet kryesisht kur njerëzit kolliten, teshtijnë ose flasin. Por ka edhe prova që ajo mund të përhapet edhe nga grimcat në ajër.

Tregime të lidhura