Bota

Koreja Veriut shfaq raketat balistike, Kim kërkon ndjesë për gjendjen e mjerueshme të ekonomisë

Përditësimi i fundit: 12/10/2020 - 13:31
Text size Aa Aa

Kim Jong Un ka kërkuar ndjesë për faktin se nuk ia ka dalë të përmirësojë kushtet e jetesës së popullit, gjatë një parade ushtarake ku u demonstruan raketat balistike me rreze të gjatë për herë të parë pas më shumë se 2 vitesh.

Vendi ka festuar 75-vjetorin e themelimit të Partisë së Punës me një sërë koncertesh e festivalesh.

Ceremonia është parë gjerësisht si një ngjarje ku Kim mund të përcillte mesazhe për audiencën kombëtare si dhe atë ndërkombëtarë.

Në paradë janë shfaqur për herë të parë raketat balistike që nga koha kur Kim nisi të takohej me liderët ndërkombëtarë, duke përfshirë dhe presidentin Donald Trump në 2018.

Screenshot 12

“Do të vazhdojmë të forcojmë kapacitetet e mbrojtjes kombëtare”, tha Kim, por u zotua se fuqia ushtarake e vendit nuk do të përdoret për të sulmuar.

Gjatë fjalës së tij, Kim nuk ka përmendur as Shtetet e Bashkuara e as bisedimet e ngrira mbi denuklearizimin.

Zyrtarët në Seul dhe Uashington kanë thënë se Koreja e Veriut mund të prezantojë armë të reja strategjike.

Kjo është hera e parë që parada mbahet përpara se të agojë dielli.

 

Lexoni gjithashtu

Koreja e Veriut heq kufizimet nga qyteti kufitar, por refuzon ndihmat ndërkombëtare

Kush do të jetë pasuesi i Kim Jong Un? Këshillohet ngritja e një këshilli qeverisës derisa pasardhësit e tij të arrijnë moshën

Koreja e Veriut lëshon raketa një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit

 

Tregime të lidhura