Bota

Ndotja e oqeaneve, Japonia vendos të derdhë në det mbetjet radioaktive

Përditësimi i fundit: 16/10/2020 - 21:35
Text size Aa Aa

Qeveria japoneze ka vendosur të derdhë mbi 1 milion ton ujë radioaktiv në zonat detare mes shtetit ishullor dhe Koresë së Jugut. Ky urdhër ka shtuar shqetësimin e vendeve fqinje, të cilat nuk kanë më siguri për sa i përket veprimtarive që lidhen me zonat ujore.

“Ne nuk mund të vazhdojmë ta shtyjmë vendimin mbi trajtimin e një sistemi të përparuar të përpunimit të lëngjeve për të filtruar ujin, në mënyrë që të mos vonojmë mbështetjen e procesit të çaktivizimit të centralit bërthamor Fukushima,” – u shpreh Katsunobu Kato, sekretar i kabinetit japonez.

Megjithëse autoritetet japoneze nuk kanë përcaktuar një datë ekzakte për finalizimin e këtij urdhri, ata kanë deklaruar se vendimi do të merret së shpejti.

Uji i ndotur është i magazinuar në uzinat bërthamore të Fukushimës, që u dëmtuan rëndë gjatë tërmetit dhe cunamit shkatërrimtar të vitit 2011. Diskutimet për këtë situatë problematike kanë vite që vazhdojnë, si pasojë e një rrezikshmërie që mund të sjellë në nivel jo vetëm kombëtar, por edhe internacional.

Deri tani Koreja e Jugut ka testuar ushqimin që vjen nga Japonia, kurse industria e peshkimit në Fukushima ka vite që lufton me këtë vendim.

Tregime të lidhura