Bota

Protesta në Barcelonë, punonjësit kundër mbylljes së bareve dhe restoranteve

Përditësimi i fundit: 16/10/2020 - 22:01
Text size Aa Aa

Me mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Barcelonës për të protestuar kundër mbylljes 15-ditore të bareve dhe restoranteve, me qëllim reduktimin e prirjes së përhapjes së pandemisë së COVID-19.

Protestuesit, pjesa më e madhe punonjës të këtyre sipërmarrjeve, kanë qëndruar përballë një vargu policësh në godinën qeveritare të vendit.

Ata duke mbajtur pankarta në duar kanë thërritur fraza si “të rinjtë kanë të drejtë të punojnë” dhe kanë gjuajtur me vezë selinë qeveritare.

Gjithashtu punonjësit marshuan në rrugët e qytetit duke bllokuar trafikun. Këta qytetarë shprehen se mbyllja e bizneseve të tyre do të shkaktojë një katastrofë ekonomike, si dhe parashikohet një humbje prej 1 miliardë eurosh.  

Tregime të lidhura