Bota

Zelandë e Re, Jacinda Ardern siguron mandatin e dytë qeveritar

Përditësimi i fundit: 17/10/2020 - 11:26
Text size Aa Aa

Jacinda Ardern ia ka dalë të sigurojë mandatin e dytë, me një fitore të thellë, pas suksesit në menaxhimin e situatës së pandemisë.

Pas numërimit të 77 për qind të votave, partia e qendrës së majtë, rezulton me 49 për qind të votave, çka do të thotë se partia e Ardern ka të ngjarë të ketë rrëmbyer rezultatin më të lartë të fituar ndonjëherë nga ndonjë parti vendase që në 1996.

Një ndër premtimet kryesore të kryeministres për mandatin e dytë do të jetë lufta kundër pabarazisë sociale.

Ndërkohë Partia Kombëtare, partia opozitare e qendrës së djathtë, ka humbur 27 për qind të votave nga zgjedhjet e shkuara, duke regjistruar rezultatin më të dobët që nga viti 2002.

Lideri i opozitës, Judith Collins, ka pranuar zyrtarisht fitoren e Ardern dhe e ka uruar për “rezultatin e jashtëzakonshëm”.

Gjatë fjalimit të fitores, kryeministrja tha “Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme se as koha nuk ka qenë e tillë”.

“Rezultati i sotshëm ishte i fortë. Është e qartë se Partia e Punës do të udhëheqë për 3 vitet e ardhshme”.

Arden tha për mediat se ishte “shumë e kënaqur me rezultatin”, duke shtuar: “Mendoj se do të bëj pak pushim më vonë gjatë mbrëmjes e në mëngjes do të nisim menjëherë punën”.