Bota

Masat anti-Covid në SHBA, Kalifornia në shtetrrethim të pjesshëm, protesta në Nju Jork

Përditësimi i fundit: 20/11/2020 - 18:49
Text size Aa Aa

Rritja e numrit të rasteve me të infektuar nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nxitur vendosjen e masave ant-icovid në shtete si Kalifornia dhe Nju Jork.

Në Kaliforni do të vendoset një shtetrrethim i pjesshëm nga ora 10 e darkës deri në 5 të mëngjesit, që do të hyjë në fuqi nga 21 nëntori deri në 21 dhjetor.

Pra për një muaj pas orës 10 të darkës nuk do të lejohen grumbullimet, si dhe bizneset do të jenë të mbyllura. Megjithatë disa dyqane ushqimore do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.

Ndërkohë mbyllja e shkollave publike në Nju Jork ka shkaktuar protesta nga prindërit e nxënësve që kërkojnë rihapjen e institucioneve arsimore.

Me rreth 12 milionë të prekur dhe mbi 252 mijë viktima, Shtetet e Bashkuara kanë bilancin më të rëndë të pandemisë në botë.

Ata lënë pas shtete si Brazili, India, Meksika, vendet evropiane apo dhe vetë Kina, shteti nga ku buroi virusi një vit më parë.

Tregime të lidhura