Bota

Rinumërimi i votave në Xhorxhia, auditi konfirmon fitoren e Biden

Përditësimi i fundit: 20/11/2020 - 19:42
Text size Aa Aa

Fitorja e presidentit të zgjedhur Joe Biden në shtetin e Xhorxhias është konfirmuar nga rinumërimi, ndërsa zyrtarët kanë hedhur poshtë përpjekjet e Donald Trump për të sfiduar rezultatin në tre shtete.

Demokrati mposhti kundërshtarin e tij republikan në Xhorxhia me 12.284 vota, sipas auditit të kërkuar nga ligji shtetëror.

Sekretari i shtetit të Xhorxhias, mbështetës i hapur i Trump, u shpreh i zhgënjyer për humbjen e partisë së tij, por deklaroi se "numrat nuk gënjejnë".

Demokrati Joe Biden udhëheq me 5.9 milionë vota më shumë në votën popullore kundrejt Trump, ndërsa fitorja e tij në sistemin e votës elektorale, që edhe vendos kush do të jetë presidenti, projektohet të jetë 306 me 232.

Pavarësisht këtyre shifrave, presidenti në detyrë Trump ka refuzuar të pranojë rezultatin dhe ka ngritur pretendime për manipulim të zgjedhjeve, pa prova konkrete.

Ndërkaq, Biden është përcaktuar të marrë detyrën e presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara në janar.