Bota

Frikë se mund të nxisë trazira, YouTube i bllokon llogarinë Donald Trump

Përditësimi i fundit: 13/01/2021 - 11:03
Text size Aa Aa

Rrjeti social YouTube, i cili është në pronësi të Google, njoftoi të martën se ka pezulluar llogarinë e Presidentit të SHBA, Donald Trump pas trazirave që ndodhën në Capitol Hill në SHBA, javën e kaluar.

Shërbimi më popullor i shpërndarjes së videove në botë, ka ndjekur vendimet e mediave të tjera sociale, të cilat vendosën që të ndalojnë ose pezullojnë biznesmenin e pasurive të patundshme për shkak të frikës se ai mund të përdorë mediat sociale për të nxitur më shumë trazira.

“Pas shqetësimeve në lidhje me potencialin e vazhdueshëm të dhunës, ne hoqëm përmbajtjen e re të ngarkuar në kanalin e Donald J. Trump për shkeljen e politikave tona", thuhet në një deklaratë të YouTube.

Kanalit të Donald Trump i është ndaluar përkohësisht që të ngarkojë përmbajtje të re, për një minimum prej 7 ditësh.

Gjithashtu në njoftimin e YouTube thuhet se do të bllokohen edhe komentet deri në një afat të pacaktuar.

"Duke pasur parasysh shqetësimet e vazhdueshme në lidhje me dhunën, ne gjithashtu do të çaktivizojmë deri në një afat të pacaktuar komentet në kanalin e Presidentit Trump, siç u kemi bërë edhe kanaleve të tjera ku ka shqetësime të sigurisë, të gjetura tek komentet”, thuhet me tej ne deklaratë.

Masa erdhi disa orë pasi grupet e të drejtave civile kishin kërcënuar se do të organizonin një bojkot reklamash kundër YouTube.

Lexoni gjithashtu:

Twitter bllokon përgjithmonë llogarinë e Trump, presidenti në ikje premton hapjen e një platforme të tijën

Tregime të lidhura