Bota

Inkriminimi i dytë i Donald Trump, Dhoma e Përfaqësuesve mblidhet për të votuar

Përditësimi i fundit: 13/01/2021 - 19:47
Text size Aa Aa

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet dhe pritet të votojë për inkriminimin e presidentit Donald Trump, lidhur me kryengritjen e javës së kaluar në Capitol Hill.

 Votimi pritet të kalojë në dhomën e udhëhequr nga demokratët, që do ta bënte atë presidentin e parë që inkriminohet dy herë. Ndërkohë, një numër prej 5 republikanësh kanë shprehur mbështetjen e tyre për nismën që synon shkarkimin e Trump, përfshirë Liz Cheney, vajza e ish-zëvendës presidentit Dick Cheney.

Nga ana e tij, Trump e ka mbrojtur deklaratën që i parapriu mësymjes së Capitol Hill.

Për të shmangur një mësymje të dytë, perimetri përreth selisë së Kongresit amerikan është i rrethuar nga efektivë të Gardës Kombëtare, si dhe me barrikada me tela me gjemba. Gjithashtu, gardistët janë kudo brenda ndërtesës.