Bota

Pandemia, Italia në gjendje emergjence deri në 30 prill, vijojnë kufizimet edhe në Holandë

Përditësimi i fundit: 13/01/2021 - 13:03
Text size Aa Aa

Situata nga pandemia vijon të mbetet shqetësuese në shumë shtete evropiane.

Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 autoritetet kanë vendosur të zgjasin masat kufizuese, pavarësisht se ka nisur procesi i vaksinimit.

Në Itali, ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza bëri me dije se gjendja e emergjencës në shtetin fqinj do të vijojë deri në datën 30 prill.

Sipas tij beteja me pandeminë ende nuk është fituar edhe pse janë bërë hapa të mëdhenj kryesisht me vaksinën.

Speranza theksoi se vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm.

Pas Gjermanisë dhe Italisë edhe qeveria holandeze zgjat izolimin të paktën edhe për tre javë.

Kryeministri Mark Rutte shprehet se janë të shqetësuar për shkak të variantit të ri të virusit dhe se gjendja në të cilën ndodhet Britania nuk është aspak optimiste.

Në Mbretërinë e Bashkuar në vetëm 24 orët e fundit u raportua për më shumë se 45 mijë të infektuar, ndërsa spitalet janë të mbingarkuar.

Rastet në rritje kanë detyruara autoritetet të paralajmërojnë qytetarët që të ndjekin masat kufizuese në të kundërt do të jetë policia në aksion.

Në Francë, qeveria deri më tani ka përjashtuar rivendosjen e izolimit kombëtar.

Në vend, vlerësohet një mbyllje e bazuar në rajone, ose e pjesshme, për shembull në fundjavë, ose vijimi i shtetrrethimit.

Lexoni gjithashtu:

COVID në Evropë, Gjermania zgjat izolimin; në Portugali rriten vdekjet

 

Tregime të lidhura