Bitcoin vijon të thyejë rekorde, monedha digjitale arriti vlerën e 50.000 dollarëve në treg

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vijoi edhe këtë të martë rritja e pandalur e Bitcoin, ndërsa kostoja e një njësie të monedhës digjitale për herë të parë arriti vlerën e mbi 50.000 dollarëve.

I njëjti Bitcoin një vit më parë do të kushtonte 10.000 dollarë. Por çmimi është rritur me thuajse 200% vetëm në tre muajt e fundit.

Vlera e Bitcoin vijon të rritet, teksa gjithnjë e më shumë kompani sinjalizojnë se mund të fillojnë të pranojnë monedhën digjitale si formë pagese.

Kompanitë janë treguar skeptike për shkak të paqëndrueshmërisë së Bitcoin dhe përdorimit të tij nga persona që duan të shmangin sistemin tradicional bankar për një sërë arsyesh.

Megjithatë, të hënën e kaluar, kompania e makinave elektrike Tesla shkaktoi një tërmet në tregjet e monedhës digjitale, pasi lajmëroi se do të blinte 1.5 miliardë në Bitcoin, si pjesë e një strategjie të re investimi dhe bëri të ditur se së shpejti do të pranonte blerjen e makinave të saj me Bitcoin.

Etiketimet

Balla mbledh kryesinë e Grupit Parlamentar të PS: Të zgjatet procesi i Vettingut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mblodhi paraditen e kësaj të hëne kryesinë e grupit. Euronews Albania mëson se në këtë mbledhje...

Akademia e Shkencave rekomandon dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit

Akademia e Shkencave rekomandoi sot vaksinimin me një dozë të grup-moshave 12-18 vjeç dhe një dozë shtesë për grup-moshat mbi 60 vjeç si mënyrë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER