Bota

Burgosja e rreperit në Spanjë, nata e katërt e trazirave

Përditësimi i fundit: 20/02/2021 - 09:23
Text size Aa Aa

Protestat në rrugë mbi burgosjen e një rreperi u kthyen në të dhunshme gjatë të premtes, në natën e katërt të tyre, ndërkohë që përgjigjet politike ndaj trazirave tensionuan marrëdhëniet brenda qeverisë së koalicionit të vendit.

Policia në rajonin verilindor të Katalonjës, aty ku janë zhvilluar shumica e trazirave të kësaj jave tha se disa protestues i qëlluan oficerët me shishe, gurë, fishekzjarrë dhe bojë në Barcelonë dhe të paktën tre vende të tjera. Protestues të tjerë u vunë flakë koshave të mëdhenj të rrugëve dhe i përdorën ato për të bllokuar kalimin.

Në qendër të qytetit të Barcelonës, disa njerëz hynë në dy degë bankash dhe u përpoqën të vendosnin një zjarr brenda, ndërsa të tjerët vandalizuan dhe plaçkitën dyqanet, siç tha dhe Policia. Në Girona, një qytet tjetër katalanas, protestuesit thyen xhamat e tre bankave.

Mijëra njerëz u bashkuan me marshimet por dhuna duket se vinte nga një grup më i vogël dhe jo nga gjithë marshuesit.

Protestat e dhunshme u zhvilluan disa orë pasi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se dhuna është “e papranueshme” dhe bëri komente që vunë në dukje një përçarje me partnerin e vogël të qeverisë së koalicionit.

[
cite_header=Dhuna është një sulm ndaj demokracisë qeveria do të marrë një qëndrim kundër çdo forme dhune për të bërë të mundur sigurinë e njerëzve.
cite_author=Pedro Sanchez
cite_description=Kryeministri i Spanjës
]

Rreth 80 persona, përfshirë tre të premten në mbrëmje u arrestuan dhe më shumë se 100 janë plagosur kur rreperi Pablo Hasel u arrestua në fillim të kësaj jave dhe filloi të vuante dënimin me burgim 9 muaj pasi u akuzua fyerjen e monarkisë spanjolle dhe lavdërimin e dhunës terroriste.

Qeveria papritur njoftoi javën e kaluar se do të ndryshojë ligjin për të heqjen e dënimit me burg për veprat që përfshijnë lirinë e shprehjes. Ai nuk përmendi në mënyrë specifike Hasel e as nuk  vendosi një afat kohor për ndryshimet.

 

Lexoni gjithashtu:

Tekste kundër mbretërisë e pro terrorizmit, dënohet reperi në Spanjë

Barrikada në rrugët e Spanjës, protesta masive për lirinë e shprehjes

 

Tregime të lidhura