Bota

''Favorizoi'' vaksinat, ministri i Shëndetësisë në Argjentinë jep dorëheqjen

Përditësimi i fundit: 20/02/2021 - 12:50
Text size Aa Aa

Ministri i Shëndetësisë në Argjentinë është dorëhequr nga posti, pas raportimeve se persona të ndryshëm janë favorizuar për të përfituar vaksina anti-COVID.

Në një letër postuar në Twitter, Gines Gonzales Garcia tha se individët kanë mundur të anashkalojnë procedurat e duhura për vaksinimin për shkak të një ngatërrese në zyrën e tij, ndërsa ai nuk ishte.

 

Ndërkaq, dy burime nga presidenca argjentinase bëjnë me dije se presidenti Alberto Fernandez i kishte kërkuar dorëheqjen ministrit, pas pretendimeve të publikuara në media se të paktën 10 persona ishin vaksinuar pa ndjekur procedurën e duhur, mes tyre edhe një gazetar veteran, që pretendon se ishte imunizuar pasi kishte folur direkt me ministrin.

Skandali hedh dritë mbi frikën e shtuar në rajon për korrupsion dhe akses te vaksinat, furnizimi i të cilave është i pakët.

Më herët gjatë muajit, ministrat e Shëndetësisë dhe Punëve të Jashtme në Peru dhanë dorëheqjen, ndërsa ish-presidenti i vendit u vu nën hetim, pas raportimeve se qindra zyrtarë peruanë dhe të tjerë kishin marrë doza të vaksinës jashtë testeve klinike dhe para se të niste programi kombëtar i imunizimit.

Që nga dhjetori, Argjentina ka përdorur vaksinën ruse Sputnik V për të imunizuar punonjësit e shëndetit, megjithëse procesi ka ecur me ritme te ngadalta. Nga e mërkura, rreth 250,000 njerëz kishin marrë dy doza të vaksinës COVID-19.

Vendi me rreth 45 milion njerëz ka konfirmuar mbi 2 milion te infektuar dhe 51,000 viktima.

 

Lexoni gjithashtu: 

Varianteve e reja të COVID-19, BE planifikon të blejë 500 milionë vaksina gjatë vitit 2021

''Amerika është rikthyer'', Biden në Konferencën e Sigurisë: Të ruajmë themelet e demokracisë

 

Tregime të lidhura