Bota

Rusia miraton vaksinën e tretë, pritet të nisin provat klinike, ruhet në temperaturë normale ftohjeje

Përditësimi i fundit: 20/02/2021 - 11:49
Text size Aa Aa

Rusia miraton vaksinën e tretë anticovid.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Mikhail Mishustin.

“Sot, Rusia është i vetmi vend që ka tashmë tre vaksina kundër COVID-19," u shpreh kryeministri në një dalje për median shtetërore.

Provat klinike në shkallë të gjerë të vaksinës së etiketuar CoviVac dhe prodhuar nga Qendra Chumakov, ende nuk kanë filluar.

Deri më tani Rusia ka aprovuar dy vaksina duke përfshirë Sputnik V  dhe EpiVacCorona  të prodhuara nga Instituti Gamaleya në Moskë, të cilat po ashtu u aprovuan para se të dilnin rezultatet përfundimtare të testeve, çka shkaktoi edhe shqetësime mes shkencëtarëve në Perëndim.

Sputnik V u aprovua në gusht dhe testet klinike nisën në shtator, më pas në dhjetor nisi vaksinimi masiv.

Testet treguan se vaksina ishte 91.4 % efektive. Që prej asaj kohe më shumë se 2 milionë rusë janë injektuar të paktën me dozën e parë të vaksinës Sputnik V, ndërsa pritet të nis edhe faza e dytë e vaksinimit.

Ndryshe nga vaksina Sputnik V, e cila përdor një virus të ftohtë të modifikuar të parrezikshëm që mashtron trupin në prodhimin e antigjeneve për të ndihmuar sistemin imunitar të përgatitet ndaj infeksionit të  covid 19 , vaksina CoviVac është një vaksina e plotë Virion.

Kjo do të thotë se është bërë nga një virusi që është inaktivuar.

"Vaksina që kemi zhvilluar ... pasqyron të gjithë historinë e shkencave ruse, si dhe globale, të vaksinave," tha të shtunën drejtori i Qendrës Chumakov.

Vaksina CoviVac jepet në dy doza, me 14 ditë diferencë. transportohet dhe ruhet në temperatura normale të frigoriferit, prej 2 deri në 8 gradë Celsius.

Lexoni gjithashtu:

Një dozë e Sputnik V të imunizon pas një jave dhe zgjat pesë muaj, Rusia teston vaksinën

Tregime të lidhura