Bota

Dialogu për çështjen bërthamore, i dërguari i OKB-së vizitë në Teheran për të shpëtuar marrëveshjen

Përditësimi i fundit: 21/02/2021 - 14:54
Text size Aa Aa

Kreu i agjencisë së OKB-së për armët bërthamore mbërriti në Teheran në prag të planit të Iranit për të ndërprerë kontrollet e inspektorëve ndërkombëtarë në impiantet nukleare të vendit.

Rafael Grossi do të takohet me autoritetet përgjegjëse iraniane, përfshirë kreun e Departamentit Bërthamor të vendit, si dhe zëvendësin e presidentit Hassan Rouhani.

Në dhjetor, Parlamenti iranian miratoi një draft që do të pezullonte kontrollet e inspektorëve të OKB-së në impiantet bërthamore, sipas marrëveshjes së vitit 2015, nëse vendet që aderonin në të nuk do të ofronin lehtësim të sanksioneve brenda datës 23 shkurt.

Republika Islamike do të ndalë gjithashtu implementimin e protokollit shtesë, që lejon inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të kryejnë kontrolle të papritura.

Gjithashtu, ajo kërcënoi me provokime të tjera në përpjekje për të detyruar presidentin Joe Biden ta kthejë në prioritet kthimin e Amerikës në marrëveshje, teksa ai përpiqet të zhbëjë trashëgiminë e Trump.

Vetë Biden ka deklaruar se Uashingtoni është i interesuar t’i bashkohet sërish paktit, synimi kryesor i të cilit është të parandalojë pajisjen e Iranit me armë bërthamore.

Tregime të lidhura