Bota
Drejt normalitetit, Izraeli lë pas izolimin kombëtar, aktivitete specifike për ata që janë vaksinuar
Izraeli lë pas edhe izolimin e tretë. Duke nisur nga e diela shteti hebre rihapi qendrat tregtare, dyqanet, palestrat duke i dhënë mundësi qytetarëve që ngadalë t’i rikthehen normalitetit.
"Shpresoj që izolimi të ketë përfunduar, por nuk e di nëse e gjithë bota do të jetë sërish njëlloj”, u shpreh Kelly Creel.
Teksa disa vende janë rihapur për të gjithë, të tjera aktivitete janë të rezervuara vetëm për njerëzit me një "distinktiv të gjelbër", që do të thotë për të gjithë ata që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës prej të paktën një jave ose janë shëruar nga sëmundja.
Kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë të shtunës në mbrëmje vizitoi një palestër në një rajon pranë Tel Aviv duke i ftuar izraelitet me kartën jeshile të frekuentojnë vendet specifike e hapura për ata që janë vaksinuar.
Rreth tre milionë njerëz, ose një e treta e popullsisë së Izraelit ka marrë tashmë të dyja dozat e vaksinës Pfizer, duke regjistruar procesin më të shpejtë të inokulimit në botë.
Pjesë e rihapjes së vendit janë edhe shkollat, nxënësit e sistemit fillor arsimor, në qytetet me nivele të ulëta të të infektuarve janë rikthyer në bankat e shkollës.
Lexoni gjithashtu:
Vaksinimi i të rinjve, Izraeli zgjeron procesin e vaksinimit, injektohen grupmosha 16-18 vjeç