Bota

Mbretëria e Bashkuar synon të vaksinojë çdo të rritur deri në fund të korrikut

Përditësimi i fundit: 22/02/2021 - 11:31
Text size Aa Aa

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se tani synon të vaksinojë çdo të rritur deri në fund të korrikut, një muaj më herët sesa synimi i saj i mëparshëm.

Gjithashtu, qeveria ka si objektiv që të gjithë personat mbi moshën 50-vjeç, ose ata që kanë sëmundje të tjera, të marrin një vaksinë deri më 15 prill, në vend të 1 majit.

Teksa njoftoi qëllimet e reja, sekretari i shëndetësisë Matt Hancock tha se pavarësisht se furnizuesit përballen me probleme të prodhimit, Mbretëria e Bashkuar duhet të ketë furnizimet e nevojshme për të shpejtuar fushatën e saj të vaksinimit.

Pfizer dhe AstraZeneca, dy prodhuesit e vaksinave që po përdor Mbretëria e Bashkuar kanë përjetuar probleme të furnizimit në Evropë.

BE dhe AstraZeneca u përfshinë në një ‘përplasje’ publike muajin e kaluar për çështjet e furnizimit.

Ndërsa BE ka qenë e ngadaltë për të hapur programin e saj të vaksinimit, Mbretëria e Bashkuar është një nga të pakta vende që garojnë përpara.

Më shumë se 17.2 milionë njerëz, pothuajse një e treta e të rriturve të vendit, u është dhënë e para, nga dy dozat që kur vaksinimet filluan më 8 dhjetor.

Britania po vonon dhënien e dozave të dyta të vaksinës deri në 12 javë pas së parës, në mënyrë që t'u japë sa më shumë njerëzve mbrojtje të pjesshme.

Qasja është kritikuar në disa vende dhe nga Pfizer, por mbështetet nga këshilltarët shkencorë të qeverisë së Mretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë, Britania e Madhe ka numrin më  të madhe vdekjeve në Evropë dhe ka kaluar pjesën më të madhe të dimrit në një bllokim të rreptë.

Baret, restorantet, palestrat, shkollat, sallonet e flokëve dhe të gjitha dyqanet jo shumë të nevojshme janë mbyllur, ndërsa dyqanet ushqimore, farmacitë dhe 'Fast Food' janë ende të hapura.

Lexoni gjithashtu:

Mbretëri e Bashkuar, mbi 1 mijë viktima në një ditë, shtohet numri i të shtruarve në spitale

Tregime të lidhura