Bota

Mjeku Laidon Shapo thotë se vaksinimi në Britani po jep efekt, pritet hapja graduale

Përditësimi i fundit: 22/02/2021 - 13:15
Text size Aa Aa

Laidon Shapo, mjeku shqiptar që jeton dhe punon në Londër tha se procesi i vaksinimit në Britaninë e Madhe është duke ecur me ritme të kënaqshme, gjë që solli në përfundimin se mund të fillojë dhe heqja e masave kufizuese.

Ai tregoi se pritet që kryeministri Boris Johnson të japë udhëzimet se si do të vijojë hapja graduale.

“Hapja duhet bërë në një format të tillë i cili është me faza, të cilat do të diskutohen sot besoj rreth orës 19:00. Duhet të ketë një lidhje direkte me kryeministrin dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij për të diskutuar se cilat janë këto faza,” – sqaroi Shapo.

Specialisti i shëndetit publik u shpreh se edhe vaksina Pfizer edhe vaksina AstraZeneca kanë rezultuar shumë efektive, për uljen e rrezikshmërisë dhe shtrimeve në spital.

Shapo u shpreh optimist sa i takon funksionalitetit të vaksinave qoftë me përdorimin edhe vetëm të një doze, madje siç tregoi dhe ai duket se vaksinat po kryejnë shumë mirë rolin e tyre dhe kur bëhet fjalë për variantet e reja.

Referuar skepticizmit të AtstraZeneca, mjeku tha se nuk ka asgjë për të pasur frikë sepse është mjaft efektive.

 

Lexoni gjithashtu: 

COVID-19 në Evropë, nis rihapja graduale në Britani, certifikata vaksinimi në Greqi

Mbretëria e Bashkuar synon të vaksinojë çdo të rritur deri në fund të korrikut

Dielli ''sfidon'' COVID-19, gjermanët dynden për të shijuar motin e mirë, gjoba deri në 25 mijë euro

Tregime të lidhura